KLGJ i propozon Metës dy emërime të reja në Gjykatën e Lartë
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka propozuar Presidentit dy emërime të reja për në Gjykatën e Lartë.
Emrat e propozuar janë Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri.
Buhali është gjyqtare e Apelit të Vlorës prej vitit 2013 dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Margarita Buhali ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe pas kësaj u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit.
Dhimitri është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ku është emëruar që prej vitit 2014. Ai ka kaluar vetingun pasi KPK e ka konfirmuar në detyrë në janar 2019.
Enton Dhimitri ka përfunduar shkollën e Magjistraturës në 2005, ndërsa më parë ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër (2005-2014).
Aktualisht, Gjykata e Lartë ka në përbërjen e saj 14 anëtarë, ndërsa në total duhet të jetë 17 anëtarë.
Gjykata e Lartë ka një stok prej mijëra dosjesh që presin prej shumë vitesh shqyrtim pasi prej një kohe të gjatë funksionimi i saj ka qenë në ngërç.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata e Lartë ‘çlirohet’ nga dosjet, kthehen mbrapsht rreth 5000 rekurse
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West