Shqipëria mori më pak mallra nga tregtia me Serbinë, por pagoi më shtrenjtë

10 Qershor 2022 | 16:04

Mallrat që kemi blerë në Serbi në 4 muajt e parë të vitit kanë kushtuar 80 milionë euro, 20 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, edhe Shqipëria ka dërguar në Serbi mallra me vlerë 40 milionë euro këtë fillim vit.

Por, duket se kanë qenë çmimet e larta të këtij viti ato që kanë rritur vlerën e eksporteve, pasi sasia e ardhur nga Serbia, në peshë, është 15 mijë tonë më e vogël. Shqipëria nga ana e vetë ka rritur dërgesat.

Me shtetin, që vitet e fundit na lidh projekti i Ballkanit të Hapur, blejmë më shumë minerale, energji elektrike dhe produkte ushqimore si gruri dhe qumështi.

Ndërkohë, edhe në shitje, Serbia na ka blerë energji, lëndë djegëse dhe ushqime, kryesisht fruta dhe perime.

E parë në vite, të dhënat e përpunuara nga INSTAT nxjerrin se tregtia ndërmjet dy shteteve është zgjeruar vitet e fundit, përfshi edhe në vitin e pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026