Vuçiç: Nuk kemi dëgjuar se qëllimi i dialogut me Kosovën është njohja reciproke

10 Qershor 2022 | 19:16

“Nuk kemi dëgjuar asnjëherë nga vendet e Bashkimit Europian se njohja reciproke është qëllim i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Beograd.

Vuçiç theksoi se do të bëjë më të mirën për të bërë progres me dialogun, por artikulimi për njohje reciproke të dy vendeve ishte surprizë.

Ndërkaq, Scholz theksoi në Beograd se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njohur prej vitesh dhe shtoi se është e nevojshme që “të gjithë në proces të bëjnë përparim”.

Kosova është për një marrëveshje me Serbinë që duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërsa Beogradi kërkon zgjidhje kompromisi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026