Maturantët në protestë, kundërshtojnë testin e gjuhës dhe letërsisë: Pyetjet jashtë programit
Me thirrjet “Besa! Besa! Na preve n’besë!” qindra maturantë nisën të protestojnë paraditen e së premtes përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kanë kërkuar takim me ministren Besa Shahini, rikonceptim dhe rivlerësim të provimeve.
Të enjten ata iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por sipas tyre teza ishte e formuluar në mënyrë të paqartë, me tema dhe koncepte të patrajtuar dhe me alternativa subjektive apo me kuptime të përafërta.
Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili, raportoi nga terreni se maturantët do të vijojnë protesta deri ditën e diel dhe nëse nuk ka reagim nga Ministria e Arsimit do të bojkotojnë provimet e tjera të maturës.
Duke u ankuar se “modeli i provimit ishte i paprezantuar më parë dhe i ndryshëm nga të gjitha modelet e shkuara”, maturantët i kërkuan Ministrisë së Arsimit:
- zgjerimin e kufirit të notave vlerësuese
- përllogaritja e notës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe 40 për qind prej provimeve dhe 60 për qind të notës së viteve
- hartuesit t’i përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare apo për ecurinë e mëtejshme në jetë
- për klasat e 12-ta, në muajin e parë të vitit akademik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit, që ky model të ndihmojë në mënyrë korrekte për provimin e lëndës
- nxjerrja e çelësit të provimeve të mëtejshme brenda 2 orësh mbas mbarimit të testit
Matura 2019-2020 ka vuajtur një nga sezonet më të vështira mësimore të dhjetëvjeçarit të fundit.
Gjatë sezonit mësimor të këtij viti ata u detyruan të ndërprenin mësimin për disa muaj.
Fillimisht pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit 2019, më pas prej pandemisë së COVID-19.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq