Anëtarësimi në BE, presidentja e PE kërkon statusin kandidat për Ukrainën
Fushata ambicioze e Ukrainës për të hyrë në Bashkimin Europian ka fituar një aleat të rëndësishëm brenda Brukselit. Presidentja e Parlamentit Europian ka bërë thirrje që vendit t’i jepet zyrtarisht statusi i vendit kandidat.
Roberta Metsola e tha këtë në samitin për demokracinë, të mbajtur në Kopenhagen.
“Ukraina është tashmë pjesë e familjes tonë europiane. Por është koha e duhur që t’i jepet një mundësi e vërtetë për t’ju bashkuar projektit tonë europian. Kjo lidhet me shpresën. Është të njohësh koston e lartë që Ukraina është detyruar të paguajë. Ka të bëjë si me forcimin e Europës, ashtu edhe me forcimin e Ukrainës. Më lejoni të jem e qartë. Parlamenti Europian, që kam nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj, mbështet përpjekjen e Ukrainës për marrjen e statusit të kandidatit,” – u shpreh Metsola
Nga i njëjti event, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se vendi i tij ka më shumë nevojë për fjalë inkurajuese nga Europa.
“Duhet që më në fund të heqim këtë zonë gri që është kaq tërheqëse për Rusinë. Duhet të zhvendosemi nga fjalët se Ukraina është pjesë e familjes europiane, te veprimet. Në javët në vijim, Bashkimi Europian mund të bëjë një hap historik, që do të provojë se fjalët që populli ukrainas i përket familjes europiane, nuk janë boshe,’ – tha presidenti ukrainas.
Në një gjest të paprecedent, Bashkimi Europian tashmë i ka hapur dyert miliona refugjatëve që i janë larguar luftës në Ukrainë. Edhe pse ky vendim u mor brenda disa ditëve, ai gjithsesi ishte një masë e përkohshme. Por procesi i anëtarësimit në BE të Ukrainës do të marrë së paku disa vite.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh