7 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Itali

11 Qershor 2022 | 21:25

Trupat e 7 personave u gjetën të shtunën, 2 ditë pasi një helikopter u rrëzua në veri të Italisë.

“Helikopteri, i cili ishte zhdukur që nga e enjtja e 9 qershorit, ishte nisur nga aeroporti Lucca me 7 pasagjerë dhe u gjet sot, në malin Cusna, i shkatërruar plotësisht”, tha Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve të Italisë në një njoftim për shtyp.

Mbetjet u gjetën në malin Cusna, në Apeninet në rajonin verior të Emilia-Romagna, disa kilometra larg Toskanës.

Viktimat janë piloti nga rajoni Veneto dhe 6 pasagjerë, 4 me kombësi turke dhe 2 me kombësi libaneze, të cilët ishin në një udhëtim pune në Itali.

Konfirmimi zyrtar u dha nga prefektura e Modenës, raporton CNN.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026