Në ishullin grek, ku bletët ndihmojnë njerëzit me probleme të shëndetit mendor

13 Qershor 2022 | 09:14

Në një kodër me pamje nga ujërat e kristalta të ishullit Leros të Greqisë, një grup i vogël punëtorësh me pajisje mbrojtëse janë të zënë duke u marrë me kosheret e bletëve.

Por këta nuk janë bletarë të zakonshëm; disa prej tyre janë pacientë nga spitali psikiatrik aty pranë, që marrin pjesë në një projekt dy dekadash i cili kombinon terapinë me përmbushjen profesionale, shkruan Euronews.

Kooperativa sociale në Leros, e vendosur në një ish-kazermë të njohur si pasuria Caserma, është e para e këtij lloji në Greqi.

“Kooperativa synon të integrojë nga pikëpamja sociale dhe profesionale personat me probleme psikosociale, tha menaxheri i projektit dhe terapisti Andreas Georgiou. – Përmes programit ata fitojnë respekt dhe vetëvlerësim”.

Në fushat e pronës, pacientët kujdesen për bletët dhe kultivojnë dietën e tyre me cilësi të lartë; livando, rigon dhe barëra të tjera aromatike.

“Kjo është parajsa e bletëve”, thotë Georgiou.

Në Lepida, në jug të portit, punonjësit paketojnë dhe etiketojnë mjaltin dhe thajnë barishtet në dhoma të dedikuara brenda spitalit psikiatrik. Prodhimet shiten më pas në vende të ndryshme në ishull.

“Më pëlqen ajo që bëj këtu, është një lehtësim i vërtetë për shpirtin”, shprehet Artemis, një pacient në të 60-at.

Kooperativa e Leros punëson 13 punëtorë me rrogë, të mbikëqyrur nga bletarët specialistë, përveç një ekipi infermierësh dhe terapistësh profesionistë nga spitali psikiatrik i ishullit.

Ndërsa disa pacientë jetojnë në azil, një numër i madh lejohet të jetojnë në banesa në ishull për integrim më të mirë në shoqëri.

Një pjesë e pacientëve kanë mundur të rehabilitohen plotësisht përmes kooperativës, thotë Georgiou.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026