Yuri Kim: Hamendeveria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

13 Qershor 2022 | 18:46

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se qeveria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e parë Kombëtare të Anti-Korrupsionit, zhvilluar në sallën e Pallatit të Kongreseve, Kim u shpreh se SHBA-të duan që Shqipëria të jetë një partner dhe jo një problem.

”Më duhet në fakt të hamendësoj se nga salla e mbushur plot këtu, kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit, në një mënyrë që në fakt i kalon përkushtimit të saj të mëparshëm dhe për këtë duhet t’ju përgëzojmë dhe t’ju nxisim.

Ne si SHBA duam që Shqipëria të jetë e fortë, e pavarur, të jetë e pasur që të jetë partner i plotë. Ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo problem”, theksoi ambasadorja Kim.

Sipas saj, korrupsioni në vend mund të luftohet vetëm nga shqiptarët, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara do të jetë krah Shqipërisë në çdo hap.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026