Kadilli: Berisha ka bërë ripaketim, jo rithemelim të PD-së

13 Qershor 2022 | 21:16

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka bërë ripaketim dhe jo rithemelim të kësaj force politike.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Kadilli u shpreh se në strukturat e reja të kësaj force politike u zgjodhën persona të cilët kanë qenë më përpara në ato pozicione.

“Produkti i Kuvendit të datës 30 prillit ishte ajo Kryesi dhe ajo trupë politike që zgjodhi për të drejtuar partinë, nga e cila ti nuk sheh asgjë të re. Ky nuk është rithemelim, por është ripaketim”, deklaroi Kadilli.

Sipas tij, Partia Demokratike është në ngërç dhe Berisha nuk mund të deklarojë se mbështetet vetëm te vota e shqiptarëve.

Kadilli nënvizoi se PD-ja është parti pro-perëndimore dhe duhet të ruajë raporte të mira me aletatët perëndimorë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026