Nis greva e avokatëve, kundërshtohet vendimi i KLGJ-së

14 Qershor 2022 | 09:43

Sot ka nisur greva e avokatëve për 4 ditë, siç është lajmëruar dhe më herët.

Sipas Arben Lenës, kryetarit të dhomës së avokatisë në Korçë kjo masë është marrë për të kundërshtuar vendimin e KLGJ-së.

“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës.  Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin,” – u shpreh Lena.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për 4 ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026