Ministrat shqiptarë udhëtojnë me autobus drejt Kosovës

20 Qershor 2022 | 09:22

Këtë të hënë do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e radhës e qeverive Shqipëri-Kosovë.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama mbërriti në Kosovë me disa prej ministrave, ndërsa pjesa tjetër e kabinetit do të mbërrijë sot.

Ministrja  Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet se ministrat po udhëtojnë me autobus drejt Kosovës.

“Mbledhja e 8-të e dy qeverive! Rrugës për Prishtinë”, shkruan Muzhaqi në Facebook.

Takimi i sotëm që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026