Bllokimi i grurit ukrainas nga Rusia përbën krim lufte, sipas Borrell

20 Qershor 2022 | 10:33

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell thotë se bllokimi i eksporteve ukrainase të grurit nga ana e Rusisë, përbën krim lufte.

Borrell bëri thirrje për zhbllokimin e porteve në jug të Ukrainës, pasi miliona njerëz në botë vuajnë nga uria, shkruan Reuters.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokojë portet ukrainase. Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte,” tha ai gjatë mbërritjes në një takim të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Pak javë më parë, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se për shkak se Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, miliona njerëz mund të vdesin nga uria.

Zelenski paralajmëroi një krize të rëndë ushqimore, pasi Ukraina nuk është në gjendje të eksportojë grurë dhe produkte të tjera.

Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se Moska është e gatshme të japë një kontribut të rëndësishëm për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura ndaj Rusisë .

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026