Përfundon Bypassi i Fierit, Rama: Brenda qershorit hapet gara për “Korridorin blu”
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi inspektoi sot Bypassin e Fierit, punimet e cilit kanë përfunduar.
22 kilometra i gjatë, Bypass-i i Fierit, autostradë e kategorisë B, ekstra urbane dhe me një limit shpejtësie prej 120 kilometrash, do të kontrollohet me radar shpejtësie për të monitoruar respektimin e rregullave nga drejtuesit e automjeteve.
“Gjerësia e këtij Bypass-i me dy karexhata është 22 metra total. Secila karexhatë ka nga 2 korsi. Është një rrugë e trajtuar dhe në detaje sipas kërkesave të pushtetit lokal.
Kemi diskutuar dhe për disa problematika siç është rasti i përmbytjeve duke vendosur 104 tombino, por sigurisht kemi respektuar dhe ambientin duke mbjellë përgjatë gjithë segmentit pemë në të dy krahët e rrugës.
Kemi ndërtuar 3 ura përgjatë këtij Bypassi, atë të Pojanit, Semanit dh Hoxharës. 4 udhëkryqe me dy nivele dhe, sigurisht, 21 nënkalime dhe 7 mbikalime”, – u shpreh ministrja Balluku.
Një tjetër vepër për të cilën punimet po avancojnë është edhe Bypass-i i Vlorës, për të cilin ministrja u shpreh se punimet kanë ecur mjaft mirë.
“Do fillojmë asfaltimin duke filluar nga kjo javë në një pjesë të mirë të tij. Kanë ecur edhe veprat e artit, kështu që, po plotësohen të gjitha pjesët, qoftë me Bypassin e Fierit dhe me Bypass-in e Vlorës.
Ditën e premte ne do lançojmë dhe garën për tunelin e Llogarasë dhe më pas ditët në vazhdim do të lançojmë edhe garën për pjesën më të madhe të korridorit Adriatiko-Jonian”.
Aksin prej 120 kilometra pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, kryeministri Rama e cilësoi si një vepër gjigande. “Të sistemohet e gjitha nëpërmjet Thumanë- Rrogozhinës e deri këtu është fantastike”, – u shpreh Kryeministri.
Aksi Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë rrënjësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet