Anulohet fluturimi, Lajčák ‘ngel’ në Zyrih, Alba Brojka: Kompania tha se kishte leje

15 Qershor 2020 | 17:49

Korrespondenti i Euronews Albania nga Brukseli, Ernest Bunguri, raportoi pasditen e së hënës se 150 pasagjerë, përfshirë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajčák janë bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40.

Alba Brojka, e cila punon për European Endowment for Democracy, është njëra prej pasagjerëve të fluturimit dhe tregoi ekskluzivisht për Euronews Albania se aktualisht ndodhej ende në aeroport.

“Deri rreth orës 16:00 nuk kemi pasur asnjë komunikim me kompaninë dhe rreth orës 16:30 morëm e-mail ku thuhej se fluturimi anulohej,” – u shpreh Brojka teksa shtoi se kishte mbetur në mjediset e aeroportit dhe se nuk e shihte zotin Lajčák të ndodhej gjithashtu aty.

“Pretendimi vazhdon të jetë i njëjtë se ata kanë pasur leje dhe leja është anuluar për shkak të destinacioneve të ndryshme nga vinin pasagjerët kjo për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit dhe pretendohet se janë ende në komunikim me autoritetet shqiptare,” – u shpreh Alba Brojka.

Burime pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në Shqipëri, bënë me dije për Euronews Albania se aktualisht në Tiranë lejohen vetëm fluturimet që vijnë nga vende të cilat kanë marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë, të tilla si Greqia, Serbia dhe Austria dhe se kompania zvicerane duhej t’i vinte në dijeni pasagjerët për mungesën e një marrëveshje të tillë.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme në një vizitë treditore deri më 18 qershor.

Ky është avioni i parë që niset nga BE-ja drejt Tiranës, në një kohë kur Shqipëria dhe Europa përpiqen të rihapin kufijtë, mbylljes disa-javore të shkaktuar nga COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Lajčák i bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk lejon fluturimet nga Zvicra

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026