Reforma zgjedhore, Këshilli Politik rimblidhet nesër
Pas më shumë se dy orësh mbledhje, Këshilli Politik ka vendosur të ritakohet sërish ditën e martë për të vazhduar punën rreth konkretizimit të projektligjit për kodin e ri zgjedhor. Nga mazhoranca u tha se opozita kërkoi kohë për konsultim me ekspertët, ndërsa nga opozita u tha se po kërkohet garantimi i zgjedhjeve të lira.
Mbledhja, e cili nisi në orën 17:00 duket se nuk solli asgjë të re për sa i përket synimit për ta dërguar projektligjin në parlament.
“U dakordësuam për dispozitat që na kanë sjellë ekspertët. Ramë dakord për pranimin e raportit 1 me 3 të partneritetit publik dhe atij privat. Ka akoma çështje si KQZ dhe fushata zgjedhore. Nuk kemi pasur diskutime. Shpresoj që nesër ta mbyllim. Ka ende disa pika për t’u diskuruar. Ata kërkojnë më shumë kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tyre,” – u shpreh në dalje nga takimi, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ripërsëriti qëndrimet e shprehura edhe më parë nga opozita dhe tha se deri më tani është siguruar identifikimi elektronik i votuesve dhe reduktimi i financimeve private të partive.
“Diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë që drafti të sigurojë që identifikimi elektronik të jetë në të gjitha qendrat zgjedhëse. Kutitë do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota falso. Kjo është një nga arritjet më të rëndëisshme. Ai që do të identifikohet se ka votuar më shumë se një herë do të dërgohet për ndjekje penale. Ramë dakord për paketën e financimit të partive. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat. Ulëm vartësinë e partive. Nesër mblidhemi për të vazhduar me punën,” – tha ish-deputeti i PD-së.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet