Ura që lidh Velipojën me Ulqinin, shkurtohet distanca mes dy vendeve
Në kufirin ndarës mes Velipojës dhe Ulqinit, në zonën e quajtur ndryshe “Derdhja e Bunës” pas pak ditësh do të nisë zyrtarisht puna për ndërtimin e urës së re që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.
Ky projekt u prezantua gjatë Ballkanit të Hapur mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Kjo urë do të shërbejë për të lidhur dy vendet, Shqipërinë dhe Malin e Zi në një distancë e cila ishte më parë 74 kilometra dhe tashmë do të jetë më pak se 1 kilometër.
Gjatësia totale e urës do të jetë 310 metra dhe hapësira mes dy këmbëve mbajtëse do të jetë 139 metra. Me një gjerësi prej 17 metrash, ura do të ketë dy korsi trafiku nga 3,75 metra secila, dy trotuare nga 2 metra secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1,25 metra secila. Kjo urë do të lidhë 34 kilometra plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë në vit.
Për sipërmarrësit në zonën e Ada Bujanës në Ulqin, një investim i tillë është do të nxisë turizmin dhe do afrojë shqiptarët me njëri-tjetrin.
“Sipas mendimit tim ky projekt është shumë domethënës për qytetin tonë sepse kjo urë shkurton shumë diferencën për turistët e huaj po ashtu edhe për turistët që vijnë nga Kosova. Është një mundësi shumë e mirë për neve. Ky është një bashkim mes të gjithë Shqiptarëve , po ashtu dhe nga Kosova sepse është një diferencë e shkurtër dhe u mundëson që në një kohë të shkurtër të vizitojnë Ulqinin,” – u shpreh Jetmir Gjoni, sipërmarrës në Ulqin.
Viti 2024 pritet të jetë dhe afati i përfundimit të kësaj ure ndërsa përkon edhe me përfundimin e rrugës lidhëse me Shëngjinit dhe Velipojës duke përmbushur një korridor të rëndësishëm strategjik për turizmin si ai Shëngjin-Velipojë-Ulqin me një distancë optimale për turistët dhe me një rrugë panoramike përgjatë detit.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit