Politika shqiptare reagon për procesin zgjedhor në Kosovë

7 Tetor 2019 | 09:36

Politika shqiptare ka përshëndetur zgjedhjet e qeta dhe demokratike, të cilat u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë, ku sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja në Kosovë, fitues është udhëheqësi i Partisë së Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Udhëheqësit e lartë të Shqipërisë, përmes postimeve në rrjete sociale kanë shprehur urimet e tyre për të gjithë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje.

Presidenti Meta, me anë të një postimi në Facebook është shprehur se zgjedhjet e djeshme në Kosovë, ishin një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

 

Më vonë, ka reaguar dhe kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter, ku ka uruar Albin Kurtin për rezultatin, gjithashtu nuk ka lenë pa përmendur dhe partitë e tjera për rezultatet e arritura.

 

Zgjedhjet në Kosovë i ka komentuar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është shprehur se dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë.

Më tej, Basha thekson se Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese.

Ditën e djeshme në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme vendore, të cilat erdhën si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026