Vuçiç: Vende të BE, përpjekje për bllokim të negociatave me Shqipërinë dhe RMV
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel, se vendet anëtare të Open Balkan, morën vendim për të marrë pjesë për shkak të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Vuçiç tha se disa vende të BE-së janë përpjekur që të bllokojnë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan Euronews Serbia.
“Ne e kemi diskutuar këtë, por jemi këtu për të diskutuar të ardhmen tonë evropiane, besojmë se do të ketë disa përfundime që janë të mira për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Vuçiç nënvizoi se nuk pret asgjë nga ky Samit, megjithëse beson te e ardhmja europiane e Serbisë.
“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit, por së bashku me miqtë nga rajoni do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten dhe duke besuar se mund të bëjmë shumë së bashku”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West