Kriza ushqimore, ministrja Krifca thirrje për rritje bashkëpunimi

25 Qershor 2022 | 11:56

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, pjesëmarrëse në Konferencën për Krizën Ushqimore Globale  komentoi rëndësinë e bashkëpunimit, në prag të një krize të mundshme, rreziku për të cilën sa vjen e shtohet.

Ajo u shpreh se kjo krizë thekson qartazi rëndësinë që ka ndërtimi i sistemeve ushqimore të forta e të qëndrueshme në vendet tona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke mësuar nga teknikat më të mira që janë tashmë në zbatim.

“Duke punuar së bashku, me mbështetjen e vendeve më të fuqishme, ne mund të sigurohemi që popujt tanë të kenë akses në furnizim ushqimor të sigurt e të qëndrueshëm, i cili minimizon shpërdorimin dhe impaktin negativ në ambient. Ky system na shërben gjithashtu, në kohën kur nuk mund të mbështetemi më në zinxhirët globalë të furnizimit, me të cilat ishim mësuar në periudhën para COVID, dhe përpara se ndokush mund të mendonte se ishte e mundur një luftë e re në Europë,” – tha Krifca.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore të bujqësisë dhe sistemit të përpunimit ushqimor, për të cilën vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim.

Të gjitha palët ranë dakord se duhet bashkëpunim i ngushtë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026