Ballkani i Hapur është mjeti për të zbatuar Procesin e Berlinit, thotë Rama

25 Qershor 2022 | 16:22

Kryeministri Edi Rama thotë se nisma rajonale Ballkani i Hapur, është mjeti për të zbatuar Procesin e Berlinit.

Gjatë një fjalimi në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, Rama u shpreh se zbatimi i katër lirive të Europës, është mënyra sesi vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Që bashkëpunimi të jetë norma dhe 4 liritë e Europës, lëvizja e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve të jetë mënyra sesi ne jetojmë me njëri-tjetrin. Ndoshta ju keni dëgjuar që ky quhet Procesi  i Berlinit. Ne duam ta zbatojmë, për këtë kemi ndërtuar mjetin e quajtur Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur është pikërisht ky mjet për të zbatuar Procesin e Berlinit dhe kjo është ajo se çfarë do të bëjmë”, theksoi kreu i qeverisë.

Në nismën Ballkani i Hapur marrin pjesë tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Jashtë kësaj nisme janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026