Ende larg marrëveshjes, çështja e KQZ-së ndan maxhorancën dhe opozitën në Këshillin Politik

16 Qershor 2020 | 19:02

Kur të gjithë prisnin përfundimin e punës së këshillit politik në mbledhjen e sotme, palët duke se u rikthyen sërish në pozicionet fillestare. Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri akuzoi opozitën se nuk po i përmbahet marrëveshjes së firmosur me ndërmjetësinë e ambasadorëve.

Nga ana tjetër, opozita pretendon se, Partia Socialiste kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve. Sipas PD propozimi i opozitës bazohet në dakordësinë e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE.  Sipas këtij dokumenti qeveria dhe opozita pranuan që Komisioneri të zgjidhet me konsultime mes palëve, ndërsa nën komisoneri të zgjidhet nga opozita, ndërkohë që 5 anëtarët në Komisionin Rregullator dhe KAS të ndahen në mënyrë proporcionale midis maxhorancës dhe opozitës.

“Dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë dokumentit të firmos në lidhje me identifikimit biometrik, ruajtjen e administratës nga politizimi dhe dakordësinë për një formulë të re në KQZ. Në këto kushte ne kemi propozuar për një formulë emërimi të mirë pranuar që sot është në Kushtetutë. formulë që është bekuar edhe nga ndërkombëtarët, garanton shqyrtim të pavarur. Është kundërshtuar nga maxhoranca pa asnjë arsyetim. Nuk i intereson sepse do kapjen e plotë të KQZ në të tre organet”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se socialistët kishin propozuar mandate më të gjata për komisionarët, por që nga opozita ishte hedhur poshtë. Ai këmbënguli se mazhoranca është e vendosur ta dërgojë deri në fund reformën, por që opozita duket se ka tjetër synim.

“Propozuam mandate më të gjata për anëtarët e KQZ-së, por si duket opozita ka dashur vetëm marrëveshje zgjedhore për identifikimin biometrik dhe tashmë ka pasur një devijim të bisedës sepse ata nuk mund të zhbëjnë Parlamentin, as që komisionarët të zgjidhen përmes një rruge jo parlamentare. Ata kërkojnë mandate 4-vjeçare siç është sot, është më e ndershme të mbetemi te KQZ-ja që jemi”, tha Gjiknuri.

Opozita ka paraqitur sot zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve.

Konkretisht, formula parashikon tre faza: Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit. Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita. Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026