Kampionët e shahut, 16-vjeçarja zë vendin e parë në garën mes vajzave

25 Qershor 2022 | 22:08

16 vjeçarja Klean Shuqja është shpallur kampione shahu e vajzave për vitin 2022 në Shqipëri.

Ajo ka nisur të luajë shah prej moshës 4-vjeçare.

“Jam shumë e emocionuar për këtë titull, normalisht kam punuar për shumë vite. Mund të them se qështë një eksperiencë shumë e bukur, kam shkuar edhe shtete të ndryshme. Kam dalë kampione bote”, tha ajo.

Pas një jave lojë në kampionatin kombëtar individual të shahut mes tensionit dhe nevojës për përqëndrim , e dyta në garë, këtë herë është ish-kampionia e vitit 2021 për vajzat.

“Motimi im i parë për të luajtur shah ishte gjyshi. Kam fituar përqëndrim, durim”, u shpreh Kler Çaku.

Sipas Federatës së Shahut, në këtë sport çdo vit e më shumë po shtohen të talentuarit e rinj.

“Shahu për moshat ka një rritje të jashtëzakonshme. Ka të rinjtë të talentuar, sidomos te femrat bien në sy dominojnë moshat e reja”, theksoi Kryegjyqtari i Kampionatit individual të Shahut, Kristaq Andoni.

“Po rrisim një brez të ri që po luan në nivele shumë të larta shahistike. Tre vendet e para të këtij viti janë tre talente të reja, do përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën e ardhshme, ”, deklaroi Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi.

Në garën mes djemve, vendin e parë e rimerr për të disatën herë shahisti Landi Pasku.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026