Sulmi me 2 të vrarë në Norvegji terrorizëm islamik, thotë policia
Një 42-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akte terroriste pas të shtënave në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo.
Dy persona vdiqën dhe 21 u plagosën herët të shtunën në atë që policia e quajti një akt të terrorizmit islamik.
Të shtëna pati edhe pranë London Pub, një lokal i njohur LGBTQ+, klubi i xhazit Herr Nilsen dhe një lokal tjetër.
Kryeministri i Norvegjisë i tha BBC-së se i dyshuari u mor në pyetje në maj, por nuk u konsiderua si kërcënim në atë kohë.
“Tani duhet të shohim rezultatin e një hetimi”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në programin Newshour të BBC-së të shtunën vonë.
Të shtënat nisën rreth orës 01:15 me orën lokale të së shtunës, thanë zyrtarët.
Dëshmitarët okularë thanë se i dyshuari nxori një armë nga çanta e tij dhe filloi të qëllonte, duke i detyruar njerëzit e tmerruar ose të hidheshin në tokë ose të iknin.
Sulmuesi u arrestua nga oficerët e policisë, të cilët u ndihmuan nga kalimtarët e rastit, disa minuta më vonë. Në vendngjarje u gjetën nga policia dy armë, njëra prej tyre automatike.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë