Rritja e infektimeve me COVID, ISHP tender 400 mijë euro për blerje kitesh

26 Qershor 2022 | 09:28

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditët e fundit është rritur disafish.

Rastet pozitive kanë kapur shifrën e 300 personave në ditë.

Kjo për dy arsye; heqja e te gjitha masave shtrënguese dhe ulja e numrit të vaksinimeve ku në një ditë bëhen rreth 1200 të tilla.

Një situatë e tillë duket se ka detyruar Institutin e Shëndetit Publik të sigurojë kite dhe materiale të tjera të cilat nevojiten për diagnostikimin e Sars Covid 2.

Rreth 400 mijë euro do të harxhojë ISHP për blerjen e këtyre materialeve për një periudhë kohore prej 1 viti.

Tenderi është i ndarë në 4 lote dhe në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik nuk janë publikuar ende informacionet se sa kite apo materiale do të blihen.

Publikimi për këtë tender është bërë në datën 14 qershor dhe pranimi i ofertave është deri në 29 të këtij muaji.

Tenderët në fushën e shëndetësisë janë nga më problematikët sa i takon transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas të dhënave nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 dhe 18% e totalit të kontratave ishin sekrete.

Në tenderët e sektorit të shëndetësisë gara ka rezultuar shumë e kufizuar. Nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021, në 55.4% të tenderëve kishte vetëm një operator pjesëmarrës në garë, 35% kishin më shumë se dy operatorë në garë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026