Princi Charles ‘pranoi valixhen me 1 milion euro’ nga sheiku i Katarit

26 Qershor 2022 | 14:43

Princi i Uellsit pranoi një valixhe që përmbante një milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit, ka raportuar Sunday Times, shkruan BBC.

Gazeta thotë se ky ishte një nga tre donacionet në të holla nga Sheikh Hamad bin Jassim, në total tre milionë euro.

Clarence House tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura.

Sipas Sunday Times, Princi Charles mori tre dhurimet në para personalisht nga ish-kryeministri midis viteve 2011 dhe 2015.

Pretendohet se në një rast paratë janë dorëzuar në dollap në një takim në Clarence House. Në një tjetër, gazeta raportoi se paratë mbaheshin në valixhe.

Fondet u morën nga Fondi Bamirës i Princit të Uellsit, qëllimi i deklaruar i të cilit është “të transformojë jetët dhe të ndërtojë komunitete të qëndrueshme”, duke dhënë grante për kauza të mira në fusha të tilla si arsimi, shëndetësia dhe përfshirja sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026