Sjellje agresive dhe provokuese, Mitsotakis dhe Netanyahu të shqetësuar nga kërkimet për energji të Turqisë në Mesdheun Lindor

17 Qershor 2020 | 06:31

“Një sjellje agresive,” – kështu e cilësoi kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis aksionin e Turqisë, ndërsa Greqia, Izraeli dhe Qiproja janë duke bashkëpunuar në projekte energjetike në Mesdheun Lindor.

Gjatë një vizite në Izrael dhe në një dalje të përbashkët për mediet me homologun Benjamin Netanyahu, Mitsotakis i cilësoi të paligjshme dhe provokuese incidentet e fundit me Turqinë.

Sipas tij Ankaraja ka efekte destabilizuese në raportet me Libinë.

Turqia, e cila ka shpallur një pjesë të Mesdheut lindor një zonë të përbashkët eksplorimi me Libinë, thotë se është brenda të drejtave të saj sovrane.

Të dy kryeministrat ndanë shqetësimin e përbashkët rreth kërkimit të energjisë që po bën Turqia në Mesdheun lindor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026