Putin do të kryejë vizitën e parë jashtë Rusisë që prej fillimit të luftës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të kryejë vizitën e parë jashtë vendit, që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni rus të dielën, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
Shefi i Kremlinit do të vizitojë dy ish-republika sovjetike, Taxhikistanin dhe më pas Turkmenistanin.
Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin e Grodnos në Bjellorusi më 30 qershor, për të marrë pjesë në një forum me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
Udhëtimi i fundit i Putin jashtë Rusisë ishte një vizitë në Pekin në fillim të shkurtit, ku u takua me presidentin kinez, Xi Jinping.
Rusia dërgoi forcat ushatarake drejt Ukrainës në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Sipas Putin, qëllimi i këtij operacioni ushtarak është mbrojtja e njerëzve në rajonin e Donbasit si dhe çmilitarizimi i Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash