Këshilli Politik me opinione të ndara për KQZ

17 Qershor 2020 | 10:03

Propozimi i opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ ka vënë në dukej ndarjen e opinioneve mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik për këtë çështje.

Në një dokument të ndarë me mediat ditën e martë të cilin Euronews Albania e disponon, PD parashikon tre faza të përzgjedhjes së anëtarëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. 

Konkretisht, formula lidhet me Kontrollin e kritereve formale nga Avokati i Popullit; zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 mazhoranca dhe 2 opozita sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit; votimi i listës në bllok nga Kuvendi. 

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht përfaqësues i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur kërkesës së opozitës për të mbledhur sërish Këshillin Politik pasditen e sotme.

Përmes një letre z. Gjikunuri e bën të qartë se nuk do të ketë mbledhje tjetër të këshillit lidhur me propozimin e bërë nga opozita për formulën e KQZ të cilën mazhoranca nuk e pranon dhe deri në paraqitjen e një propozimi të ri nga ana e opozitës.

“Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimmarrjes që propozuar u shprehëm kundër dhe nuk mund të diskutohen më në mbledhjen e radhës.

E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë çështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj.

Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdojë ky diskutim”, thuhet në letrën e z. Gjiknuri.

Opozita nga ana e saj pretendon se, Partia Socialiste kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve. Sipas PD propozimi i opozitës bazohet në dakordësinë e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE. 

Sipas këtij dokumenti qeveria dhe opozita pranuan që Komisioneri të zgjidhet me konsultime mes palëve, ndërsa nën komisoneri të zgjidhet nga opozita, ndërkohë që 5 anëtarët në Komisionin Rregullator dhe KAS të ndahen në mënyrë proporcionale midis maxhorancës dhe opozitës.

 

Lexoni gjithashtu:

Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor

Ende larg marrëveshjes, çështja e KQZ-së ndan maxhorancën dhe opozitën në Këshillin Politik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026