Miliarderi ukrainës padit Rusinë për shkatërrimet e bizneseve të tij
Rinat Akhmetov, njeriu më i pasur i Ukrainës ka paditur autoritetet ruse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për humbjet që i janë shkaktuar nga lufta.
Në një deklaratë për mediat, miliarderi tha se ka humbur miliarda dollarë në biznes që kur Rusia filloi luftën më shumë se katër muaj më parë sulmet në Ukrainë, shkruan Forbes.
“Si pronar i Azovstalit dhe shumë objekteve të tjera industriale që janë shënjestruar nga forcat e armatosura pushtuese ruse, zoti Akhmetov kërkon të sigurohet që Rusia të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin që po bën në të gjithë Ukrainën”, thuhet në deklaratë.
Trupat ruse morën nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port juglindor të Ukrainës, në Mariupol, në maj, pas një rrethimi që zgjati javë të tëra, ndërsa luftëtarët ukrainas rezistonin brenda fabrikës gjigante.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë se Rusia nuk ishte më nën juridiksionin e GJEDNJ-së, e cila ndodhet në Strasburg, Francë.
Më 11 qershor, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj sipas të cilit Rusia nuk do të ndjekë vendimet e GJEDNJ-së të marra pas 15 marsit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat