Nis rimbursimi i gjobave të emigrantëve, Denaj: Aplikoni me postë

17 Qershor 2020 | 12:25

Qeveria do të rimbursojë gjobat që qytetarët shqiptarë kanë marrë për thyerje të afateve kohore të qëndrimit jashtë shtetit.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se të gjithë ata që janë gjobitur për shkelje të afatit të qëndrimit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor janë të lutur që t’i drejtohen tatimeve përmes postës shqiptare.

Ata duhet të paraqesin dokumentacionin që vërteton marrjen e gjobës dhe numrin e llogarisë bankare ku do t’i kalohet vlera e rimbursimit.

“Rimbursimi do të bëhet i plotë dhe në vleftë lekësh, sigurisht i konvertuar për secilën valutë që është aplikuar kjo masë,” – tha ministrja Denaj, e cila theksoi se brenda muajit qershor fondi pritet të disbursohet.

Për çdo situatë vonese apo ankesë, ministrja apeloi që qytetarët t’i drejtohen postës elektronike [email protected].

Më 10 mars Shqipëria vendosi mbylljen e kufijve dhe qindra shqiptarë rezidentë në Shqipëri, por që gjendeshin jashtë shtetit, u detyruan të zgjasnin qëndrimin e tyre atje duke u vënë përballë edhe sanksioneve për shkelje të kohëzgjatjes së vizës.

Të parët që vuajtën sanksione ishin shqiptarët punonjës sezonal në Greqi, kthimi i të cilëve u shoqërua gjithashtu me detyrim karantine në hotele ku gjysmat e shpenzimeve duhet t’i merrnin përsipër vetë.

Përballë kësaj situate të përsëritur, qeveria ka parë si zgjidhje rimbursimin e gjobave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026