Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

28 Qershor 2022 | 20:45

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu e konsideroi të turpshme udhërrëfyesin e ri për Kosovën dhe theksoi se mund t’i shtohen kushtet për këtë proces.

“Bashkimi Evropian, deri më tani nuk i ka ofruar asgjë Kosovës, vetëm i ka kërkuar. Kosova kryesisht i ka plotësuar të gjitha. Ata nuk mund t’i bëjnë presion qeverisë ndryshe, përveç me heqjen e vizave, me lëvizjen e lirë.

Ky është një turp i rradhës për Bashkimin Evropian dhe kushteve të reja me një udhërrëfyes. Po flasim për një udhërrëfyes të ri që ka kushte, kjo është vetëm për lëvizjen e lirë”,  u shpreh analisti.

Haxhiu tha se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës, kushtëzohet edhe nga arritja e marrëveshjeve me Serbinë.

Më herët gjatë ditës së sotme, komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi deklaroi se duhet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Gjatë fjalës në Parlamentin Europian, diplomati theksoi se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku qytetarët nuk gëzojnë liberalizim vizash me  vendet e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Bushati për vrasjen e Xhuvanit: Policia s’mund të vepronte ndaj bandave të PS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë. Ky është konkluzioni që ka dalë prokuroria e Elbasanit...
20:26 | 28/06/2022