Gazetarja pro abortit: S’mund të prindërojë një 15-vjeçare
Gazetarja Erjona Rusi është shprehur pro abortit, pasi sipas saj, ka raste ku vajza të mitura ku gabojnë dhe nuk mund të marrin përgjegjësi për rritjen e një fëmije.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Rusi tha se një e mitur nuk mund të prindërojë për shkak të gabimit të një nate.
“Po marrim një vajzë 15 vjeçe. U dashurua, bëri dashuri dhe nuk ka qenë e informuar. As partneri i saj nuk ka qenë i informuar. Çfarë mund t’i themi kësaj vajzës? Ti duhet ta mbash se nuk bën dhe të shkatërrosh jetën tënde? është vetëm 15 vjeç, amund të prindërojë një 15-vjeçare?”, u shpreh Rusi.
Vendimi i disa ditëve më parë i Gjykatës Supreme të SHBA për ndalimin e mbrojtjes kushtetuese të abortit në vend, ka shkaktuar reagime, por edhe debate në shumë vende të botës.
Vendimi i Gjykatës Supreme u shoqërua me mbylljen klinikave të abortit në disa shtete amerikane.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival