Ferdinand Dervishi: Marrëveshja me Greqinë për detin, thikë për Turqinë
Ferdinand Dervishi, gazetar që ka ndjekur në vijimësi diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për caktimin e kufirit detar, thotë se gjithë çështja qëndron tek një ishull i vogël i quajtur Baketa. Sipas tij, njohja e këtij ishulli fare të vogël bën që Shqipëria të humbasë shumë milje detare, pasi baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.
Gazetari Dervishi shprehet se, kjo bëri që Turqia të reagonte për të mos lejuar krijimin e një precedenti që më pas do të përdorej nga Greqia dhe në diskutimet për vendosjen e një kufiri detar mes tyre, ku ishujt e shumtë do të bënin që pala turke të humbiste hapësirë detare.
“Nëse do ta marrim të ngurtë atë marrëveshje komisioni shqiptar është në rregull. Problemi që del është që në këtë marrëveshje ti kemi humbur. Teorikisht je në rregull dhe praktikisht ke humbur. Këtë ishullin të vogël e ke bërë sa toka kontinentale. Barketa është një shkëmb që sipas ligjit të detit, edhe nga batica më e madhe mbetet mbi ujë dhe në këtë formë merr titullin e një ishulli, aty fillon dhe ndarja sipas ligjit të konventës së vitit 1982 të miratuar dhe nga Shqipëria”, u shpreh Dervishi.
Gazetari tha më tej se, fuqitë e mëdha në vitin 1936, për shkak se Turqia dhe Greqia nuk gjenin dot një marrëveshje për detin, i detyruan dy vendet që të pranojnë 6 milje detare nga toka. Por nga marrëveshja Greqi-Shqipëri, Turqia merrte një goditje të fortë.
“Ajo që po ndodhte mes Shqipërisë dhe Greqisë nëse do të bëhej ashtu siç ishte nisur, ishte një thikë që godiste dy herë Turqinë. Ishulli i vogël grek mori fuqi të plotë dhe kjo përbente një precedent kundër Turqisë. Shkëmbi Barketa u mor sikur të ishte kontinent, por ka shumë raste në botë që ka ndodhur ndryshe”, tha Ferdinand Dervishi.
Lexoni gjithashtu:
Pakti detar Shqipëri-Greqi, si u zhbë nga Kushtetuesja marrëveshja e vitit 2009
”Gishti” turk në Tiranë dhe vullneti i Ramës për marrëveshjen detare me Greqinë
Raporti sekret i qeverisë turke, Yaci pranon se kanë paralajmëruar Shqipërinë
Vangjel Dule: Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik