Mediat institucione shantazhi, raporti: Gazetarët censurohen, AMA politik

29 Qershor 2022 | 18:03

Media në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, edhe pse të garantuara në Kushtetutë nuk kanë gjetur zbatim në vitin 2021.

Këto fjalë dalin nga raporti i rrjetit “Gazetarë të Sigurt”, i cili referon se mediat po normalizojnë praktikën e shantazhit në funksion të punës së tyre.

Me nivelin e lartë të korrupsionit, pritshmëritë janë të pakta që shantazhet të denoncohen dhe të hetohen.

Edhe për gazetarët, hapësirat për raportime të pavarura janë zvogëluar, pasi ndaj tyre është ushtruar presion.

Gazetarët, veçanërisht ata me profil investigativ, janë penguar për të bërë punën e tyre, pasi aksesi për të marrë informacion publik ka qenë tejet i vështirë.

Sipas raportit, hapa prapa janë bërë edhe në autoritetin rregullator të medias dhe në RTSH. Në AMA u caktua si drejtues një person i lidhur politikisht me partinë në pushtet, ndërsa televizioni publik mbeti 7 muaj pa drejtor.

Raporti vë në dukje se në Shqipëri ka një mjedis mediatik të mbipopulluar që operojnë në një treg të kufizuar reklamash, ndërsa disa pronarë i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026