Burg përjetë të mbijetuarit të vetëm të ISIS që kreu sulmet në Paris
Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm i grupit të ashtuquajtur ekstremist të Shtetit Islamik, që organizoi dhe kreu sulmin në teatrin Bataclan në Paris më 2015, është dënuar përjetësisht me burg, pa të drejtën për të kërkuar lirim me kusht.
Për të ardhur në këtë vendim, gjyqit historik i janë dashur thuajse 10 muaj dëshmi dhe marrje në pyetje.
Në ditën e fundit të dëshmisë së tij, Abdeslam kërkoi falje dhe shprehu ngushëllimet e tij për viktimat.
“Historia e 13 nëntorit është shkruar me gjakun e viktimave. Është historia e tyre dhe unë kam qenë pjesë. Ata janë të lidhur me mua dhe unë jam i lidhur me ta”, – tha ai me zërin që i dridhej në Gjykatë.
Abdeslam tha në gjyq se ai kishte për qëllim të shpërthente një rrip vetëvrasës natën e sulmeve, por ndryshoi mendje.
I pyetur nga avokati i tij mbrojtës nëse është penduar që nuk ka zbatuar planin e tij, ai i tha gjykatës: “Nuk jam penduar, nuk i kam vrarë ata njerëz dhe nuk kam vdekur”.
Sulmet me armë dhe bomba në 12 nëntor të 2015 i morën jetën 130 personave në kryeqytetin francez.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat