Ambasadori i SHBA: Marrëveshja për energjinë tregoi se mund të arrihet dialogu
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, është arritja e parë e rëndësishme në procesin e dialogut gjatë viteve të fundit.
Ai në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se marrëveshja në Bruksel vendos energjinë elektrike në veri nën mbikëqyrjen e rregullatorit të Kosovës, shkruan KosovaPress.
“Është një hap i rëndësishëm përpara që tregon se mund të arrihet përparim i rëndësishëm për të dy vendet përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin ne e mbështesim fuqimisht”, ka thënë Hovenier.
Diplomati amerikan tha se dëshirojnë ta shohim Kosovën të integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike, dhe se dialogu është mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë.
“Besojmë që Kosova mund të marrë pjesë në mënyrë aktive, konstruktive në dialog dhe të arrijë përparim domethënës për Kosovën pa i sakrifikuar gjërat që nuk janë të negociueshme. Askush nuk po i kërkon Kosovës të negociojë për sovranitetin, pavarësinë, integritetin e saj territorial. Me arritjen e marrëveshjes për energji, kryeministri Kurti e Besnik Bislimi treguan pikërisht këtë: se mund të arrihet diçka domethënëse për Kosovën, dhe është e rëndësishme për t’u arritur, dhe që ka gjasa për sukses edhe më të madh në dialog”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta