Droni që mund të gjobisë shoferët deri në 8 mijë lekë
Dronët që po përdor policia rrugore mund t’ju gjobisin deri në 8 mijë lekë.
Gazetari Eni Ferhati tregon se cilat jane akset urbane qe po monitorohen dhe shkeljet që janë vënë në ‘lupë’ në kryeqytet.
“Ka një mungesë totale të kulturës së disiplinës në rrethrrotullim, pra kujt duhet t’i japësh përparësi, do duhet t’i japësh përparësi dhe pse duhet t’i japësh përparësi”, thotë Specialisti i Trafikut Urban në Tiranë, Gerhard Baka.
Konstatimi vjen pak ditë pasi, policia rrugore e Tiranës po përdor disa dronë të quajtur, ‘edukues’.
Por mospërparësia në rrethrrotullime nuk janë e vetmja shkelje në masë. Në kryqëzime, rezulton se nuk pritet radha.
“Ndonëse fluksi i trafikut ka rënë, ndonëse në semafor janë pak mjete, sërish tentojnë dhe janë predispozicion për të bërë shkelje rrugore kur futen në kryqëzim. Edhe pse në kryqëzim janë 3 mjete, vëmë re që një nga këto do të dalë i pari duke shkelur rregullat”, shprehet Baka.
Edhe këmbësorëve në vijat e bardha nuk i jepet përparësi, madje droni ka kontatuar se kjo shkelje kryet edhe nga mjetet e transportit publik, si taksitë.
“Neni 152 e ka përcaktuar qartë nga 1 deri 3 mijë lekë ndërsa në lidhje me mos dhënien e përparësisë në rrethrrotullim nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë. Për mos dhënien e përparësisë së këmbësorëve kemi të bëjmë me një vlërë që është nga 500 deri në 2 mijë lekë”, theksoi specialisti Baka.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë