Balla: Investitori strategjik s’përfiton nga fondet publike
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaron se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka nuk ka përfituat nga fondet publike.
Për kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës, ai tha se gjithçka është një flukse sapuni dhe se e gjithë procedura për investitorin strategjik është zhvilluar sipas ligjit.
“Ka një kërkesë për këtë, nesër kemi një seancë ku do të njihemi edhe zyrtarisht. Nëse doni vlerësimin tim personal se duhet të marrim gjithë informacionin, është një flluskë sapuni, nuk ka asgjë konkrete brenda saj, procedura është e zhvilluar sipas ligjit. Duroni, prisni dhe në fund do të jetë i qartë çdo qytetar shqiptar, që nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të Kushtetutës, ku bëhet fjalë me përcaktimin financiar. Shqipëria ka nevojë për shumë investime në sektorin e turizmit dhe investimet e privateve janë të mirëpritura dhe janë në kuadrin e përcaktuar nga ligji. Investitori strategjik, nuk ka asnjë lloj përfitimi nga fondet publike”, u shpreh Balla.
PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.
Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh