Daçiç: Dialogu, mënyrë më e drejtë për arritjen e marrëveshjes me Kosovën

30 Qershor 2022 | 13:09

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se dialogu është mënyra më e drejtë me të cilën mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

Deklaratën, Daçiç e dha këtë të enjte në Beograd, gjatë bisedës me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Tanjug.

“Pala jonë është e gatshme të vazhdojë dialogun për shumë çështje të hapura, por theksojmë se nuk jemi të gatshëm të pranojmë asnjë vendim të njëanshëm, i cili nuk ka rezultuar nga marrëveshja në dialog dhe që rrezikon drejtpërdrejt të drejtat e Serbisë, tha Daçiç.

Ditën e djeshme Miroslav Lajçak u shpreh se tanimë është momenti që të fillohen takime më të shpeshta mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë,  Aleksanër Vuçiç.

Sipas tij, marrëveshjet e miratuara midis dy vendeve duhet të zbatohen.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026