Qeveria do kompensojë peshkatarët me 40 lekë për çdo litër naftë
Nga data 1 korrik, peshkatarët do të rimbursohen me 40 lekë për çdo litër naftë që do harxhojnë në det. Vendimi synon të frenojë rritjen e çmimeve në peshkim, një sektor i cili vetëm nga eksportet gjeneron 130 mln euro në vit.
Çmimet e rritura të karburanteve kanë vënë në vështirësi sektorin e peshkimit. Por për cdo litër naftë që peshkatarët do të konsumojnë, qeveria do të paguajë 40 lekë.
“Ne do të japim mbështetje deri 40 lekë për litër për anijet e peshkimit”, thotë Roland Kristo, zv/ministër i Bujqësisë.
Janë rreth 600 subjekte të licencuar në sektorin e peshkimit, nga të cilat 206 janë anije me madhësi mbi 12 metra.
“Në rast se flasim për peshkim detar, kemi 206 anije që janë pjesë e skemës, mbi 12 metra, janë edhe një numër prej 400 varkash të vogla”, tregon Kristo.
Në vitin 2021 eksportet e peshkut, açuges dhe karkalecit sollën 130 mln euro të ardhura, ose 4.3 herë më shumë se në vitin 2013.
“Nëse në 2013 eksportonim pak më pak se 30 mln euro, në fund të 2021 kemi eksportuar 129,5 mln euro”, shprehet zv/ministri.
Peshkimi është një ndër sektorët më të rregulluar në treg, pasi anijet që dalin në det gjurmohen në kohë reale për aktivitetin e tyre, ndërsa pranohet edhe gjuetia informale.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës