Në Tujan mes ullinjve më të vjetër në Evropë dhe kanionit fantastik | Destinacion

18 Qershor 2020 | 15:24

Destinacioni i kësaj të enjteje është Tujani. Fshati Tujan ndodhet vetëm 11 kilometër larg Tiranës dhe nëse shkoni aty për të kaluar një ditë pushimi, keni shumë gjëra për të vizituar e për t`u kënaqur. Disa prej jush mund të zgjedhin të vizitojnë ullinjtë shekullorë. Pemët e moçme kanë një diametër prej 24 metër, dyshifi i përmasave të ullinjve të Kretës, që janë shpallur monument natyror e mbrohen nga shteti grek.

Përballë ullinjve gjeni lokalin e vogël të fshatit ku mund të porosisni dhe kafe turke e ta pini nën hijen e pemëve. Mbi të, në një kodër të pjerrët ndodhet Kalaja e Tujanit të cilën ua sugjerojmë atyre që merren me ecje pasi aty nuk ka mbetur më asgjë vec disa rrënojave të gurta.
Ngjitja në kodër zgjat rreth 20 minuta, por shtegu thuajse është bllokuar nga shkurret halore të dëllinjave. Vende – vende rruga është thuajse e pakalueshme dhe me ca malore e rrëpira të lodhshme. asgjë veç grumbuj gurësh të lashtë të hedhur sa andej këtej. Prej andej shihet Tirana, Durrësi e Kruja.

Kalaja e Tujanit sipas historisë i përket periudhës së hekurit Ishte një fortifikatë drejtkëndëshe me përmasa 160 metër me 190 dhe shërbente si fortesë për të mbrojtur kryeqytetin nga mësymjet luftarake. Nga tre anët kodra ka rrëpira të pakalueshme, ndërsa e vetmja rrugë është nga lindja.

Tujani ka atraksione të tjera që ia vlen të vizitohen. Shumëkush mund të shkojë te shkalla e Tujanit dhe kanioni fantastik. Për të shkuar aty duhet ndjekur rruga e re e Arbrit. Lumi i Tiranës ka krijuar pellgje ngjyrë gurëkali me ujë të freskët, ndërsa temperatura në këtë zonë është disa gradë më poshtë se kryeqyteti.
Shkalla e Tujanit mund të shfrytëzohet nga të gjitha moshat përveçse atyre që kanë fëmijë të vegjël, pasi qëndrimi nëpër gurë mund të jetë i rrezikshëm. Qytetarët mund të marrin ushqim me vete, të bëjnë sgarë apo të hanë ushqimin e shumëllojshëm që ofron i vetmi lokal në këtë zonë, lokali që është pagëzuar me emrin Shkalla e Tujanit. Kuzhina e këtij lokali është e integruar mes evropianes e tradicionales.

Ndërkaq kush ka kuriozitet për historinë i sugjerojmë që në mëngjes të ngjitet në kodër dhe të eci përgjatë rrugës së vjetër të Arbrit, udhëtim që zgjat pak më shumë se 20 minuta. Edhe po nuk patët ujë me vete mos u merakosni sepse në mal keni një burim të freskët me ujë mali. Rruga ka disa shenja treguese, por në dy tri vende duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi një pakujdesi mund të përbëjë rrezik të madh.

Ndaj shiheni si mundësi kalimin e një dite pushimi në Tujan, pasi ofron larmi aktivitetesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024