Legalizimi i kanabisit, ekspertët: Procesi duhet monitoruar me kujdes

1 Korrik 2022 | 14:33

Brenda 30 nëntorit qeveria miraton zonat ose territoret ku do të mbillet kanabis për qëllime mjekësore.

Ky proces do të bëhet çdo vit në nëntor, sipas propozimeve që agjencia që do të monitorojë  kultivimin dhe përpunimin e kësaj bime narkotike, do të japë.

Bëhet fjalë për 150 hektarë në total në të gjithë vendin, të ndarë në sera 5-10 hektarëshe. Por sa i sigurtë është ky proces?

“Që nga këto kritere janë të përcaktuar njerëzit. Këto biznese nuk lulëzojnë në kanabisin mjekësor, por në kanabisin që jemi mësuar të shohim për konsumim. Duket si një gjë e kopsitur, duan ta lejojnë legalizimin e kanabisit, sikurse ndodh edhe me shumë tendera të tjerë që pothuajse janë të përcaktuara, edhe kjo do jetë në kuadrin e tyre”, thonë ekspertët.

Eksportin e bën vetëm kompania e licencuar për ta përpunuar kanabisin, e cila ka eksluzivitetin për 15 vjet. Ndërsa mbjelljen e tij mund ta bëjnë disa kompani që sigurojnë lejen 5 vjeçare për këtë process.

Para mbjelljes , korrjes e transportit duhet te njoftojnë policinë por dhe agjencinë e posaçme që monitoron gjithë procesin.

“Ndërhyrjes politike, biznesit, oligarkëve, nuk do jetë biznes i ndershëm. Eksizton mundësia e abuzimi. Kjo është edhe më e vështirë, flitet për vlera jashtëzakonisht të mëdha monetare”, thane ata.

Brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, qeveria do të duhet ta plotësojë me akte nënligjore. Pro legalizimit të kanabisit mjekësor në këshillimin kombëtar votuan 61% e shqipatreve te pyetur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026