Aksident në aksin Kapshticë-Bilisht, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin Kapshticë-Bilisht këtë të premte duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një kthesë të fortë pak metra larg Stacionit të Policisë Kufitare kur drejtuesi i mjetit 31 vjeçari Arjan Shtika banues në fshatin Hoçisht të Devollit duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë është përplasur në barrierat mbrojtëse të rrugës.
Përplasja ka qenë kaq e fortë sa mjeti ka kryer disa rrotullime në rrugë për të përfunduar më pas në kanal. Nga përplasja drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në çast ndërkohë që personi tjetër që udhëtonte me viktimën ka marrë plagë të shumta por jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia thanë se në momentin e aksidentit aksi rrugor për shkak të reshjeve të shiut ka qenë me lagështirë dhe për shkak te shpejtësisë së madhe viktima e ka pasur të pamundur të mbajë nën kontroll automjetin tip Hyundai.
Në këtë aks rrugor ka pasur edhe aksidente të tjera madje me pasoja fatale.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM