Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

2 Korrik 2022 | 15:05

Shqiptarët po konsumojnë më pak që prej nisjes së krizës së çmimeve. Të dhënat e siguruara nga Euronews Albania, tregojnë se importet e mallrave në volum për 5 muajt e parë të këtij viti kanë rënë  122,217 ton krahasuar me një vit më parë.

Importet kanë nisur uljen në muajin mars, periudhë kur çmimet pësuan rritjen më të lartë, tendencë e cila ka vazhduar edhe për prillin dhe majin.

Për këta 3 muaj, blerjet e mallrave jashtë janë 153,834 ton më pak se një vit më parë.

Gjatë majit shqiptarët kanë ulur edhe blerjet e ushqimeve.

Importet për këtë kategori kanë rënë me një normë vjetore prej 2%, ose 1531 ton më pak.

Por kjo situatë nuk është e tillë për qeverinë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e sheh më të lartë se një vit më parë edhe totalin e importit të mallrave për majin.

Por, shifrat e INSTAT tregojnë se në maj janë blerë 65,547 ton më pak mallra, 15% më pak se një një vit më parë.

Rënien më të lartë e kanë patur mineralet dhe lëndët djegëse. Këto produkte janë ulur me 7% që prej nisjes së rritjes së çmimeve, të ndikuara kryesisht nga ulja e kërkesës për karburante.

Importet e materialeve të ndërtimit janë ulur me 63,898 ton në dy muajt e fundit dhe janë rritur me 8% në janar – mars të këtij viti.

Por pavarësisht këtyre të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, vetë rritja që ky institucion ka nxjerrë për sektorin e ndërtimit në tremujorin e parë është 25%.

INSTAT ka publikuar me 15.5% rritje edhe formimin bruto të kapitalit fiks bruto, i cili shpreh ecurinë e investimeve të biznesit, por importet e makinerive dhe pajisjeve për tremujorin e parë të vitit janë ulur me 5.6%.

Dega e vetme me rritje në tregtinë e jashtme janë fasonët, ku importet e këtij sektori u rritën me 700 ton.

Përballë këtyre të dhënave, INSTAT publikoi një rritje ekonomike afër nivelit 6%, 2 ditë më parë, e ndikuar nga ndërtimi, ku importet për këtë industri janë rritur me 8%, nga shtimi i konsumit, kur importet në sasi kanë rënë investimet e bizneseve janë reduktuar dhe investimet publike të qeverisë janë 40% më pak se një vit më parë.  (GRAFIK)

Përballë kësaj tabloje, sektori kryesor i prodhimit në vend, bujqësia, prej muajsh ka mbetur në stanjacion!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026