15 kushtet për Shqipërinë në raportin e PE-së, amendamenti merr mbështetje nga PPE dhe një pjesë e të majtës ekstreme

19 Qershor 2020 | 10:46

Parlamenti Evropian votoi të enjten ndryshimet e propozuara në “Raportin për Ballkanin” të eurodeputetit Tonino Picula si dhe një amendament për Shqipërinë, amendament që u mbështet gjerësisht nga Partia Popullore Evropiane, liberalët, konservatorët dhe një pjesë e së majtës ekstreme.

Korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri, tha se raporti përmban udhëzime për procesin e zgjerimit të rajonit, përshpejtimin e këtij procesi dhe fondet e mbështetjes për planet ekonomike dhe të zhvillimit.

“Por gjithashtu, krahas raportit është miratuar edhe një amendament për Shqipërinë, ku thuhet se 15 kushtet që i janë vënë Shqipërisë nga BE-ja duhen plotësuar përpara konferencës ndërqeveritare ku diskutohet për anëtarësimin,” – tha Bunguri i cili kujtoi se në kuadrin e bisedimeve vendosen edhe kushte të tjera, por që në raport me parakushtet ka pasur interpretime të ndryshme politike në Shqipëri.

“Çështja e kushteve, mbetet objekt interpretimi, a janë 15, a janë më pak, gjithsesi ajo që ka ndodhur në PE dhe rrëmuja e krijuar ka shkaktuar pakënaqësi te eurokomisioneri për zgjerim Olivér Várhelyi, i cili po shtyn për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të bëhet sa më parë konferenca e parë ndërqeveritare,” – sqaroi gazetari i Euronews Albania në një lidhje direkte.

Vlen të thuhet se raporti nuk ka fuqi vendimmarrëse, por është veçse raport udhëzues.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare

Integrimi në BE, Rama prezanton kryenegociatorin Mazi: Do jem avokati më i mirë i Shqipërisë

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Rama dhe Meta ulen në tryezë, mungon opozita jashtëparlamentare

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026