Si ndodhi sherri mes dy vëllezërve në Radhimë, arrestohet autori

4 Korrik 2022 | 14:14

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e Vlorës, ku në zonë e plazhit në Radhimë mesditën e sotme pati të shtëna me armë zjarri.

Gazetarja Ebrieta Maçaj raportoi se Eduard Kondi ka qëlluar me armë  5 deri në 6 herë në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi, në parkingun e zonës së plazhit që ata administrojnë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Autori është arrestuar pak minuta më vonë nga Policia në një banesë në zonën e Lungomares.

Autori i ngjarjes është kthyer dje nga Anglia. Ai me vëllain e tij kanë pasur një tjetër debat ditën e djeshme.

Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen dhe pritet marrja e dëshmive të dy vëllezërve.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë pushuesit janë larguar të frikësuar nga plazhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026