Mali i Zi përfshihet nga protestat kundër marrëveshjes me kishën serbe

5 Korrik 2022 | 07:28

Me dhjetëra qytetarë protestuan para selisë së Qeverisë në Mal të Zi për të kundërshtuar marrëveshjen e paralajmëruar me Kishën Ortodokse serbe.

Marrëveshje pritet të bëhet me dije këtë të enjte nga kryeministri Dritan Abazoviç.

Protestuesit mbanin në duar pankarta të tilla si “Serbia po gllabëron Malin e Zi, do të jetë një luftë e vazhdueshme”, “Abazoviç, kishat na i morët me ligj dhe tani me marrëveshjen doni të na merrni ekzistencën dhe shpirtin”.

Qytetarët valëvisnin flamuj kombëtarë malazezë, si dhe flamuj të BE-së dhe NATO-s.

Presidenti Milo Gjukanoviç hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të afërt mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke u munduar të ulë disi tensionet që kanë përfshirë shtetin ballkanik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Mali i Zi mbështet çdo nismë që sjell progres, thotë Abazoviç

Mali i Zi në ‘Open Balkan’, Abazoviç: Përshpejton integrimin në BE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026