Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: SPAK të tregohet albitër i drejtë

5 Korrik 2022 | 11:50

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se do të depozitojë në SPAK të gjitha faturat për inceneratorin e Tiranës.

“Kryeministri Edi Rama në Komisioni Hetimor gënjeu ku ka një investim prej 128 mln euro nga kompania e inceneratorëve, ne do të merrnim shërbimin prej tyre me 29 euro tonin e plehrave.  Sapo u njoha më një deklaratë të kompanive të inceneratorëve, është një kompani që ka përfituar mbi 100 mln dollarë nga buxhetit i shtetit pa përmendur fare çfarë ka përfituar nga kompanitë private dhe qenkan shumë të shqetësuar se nuk qenkan të vërtetë. Nuk mund t’ju jap faturat sapo të dorëzoj në SPAK me qindra mijëra fatura”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së nënvizon se SPAK duhet të tregohet një albitër i drejtë.

“Po, iu nxjerr vetëm një nga faturat e njërës kompani AM& CO ku i ka shitur Integreti Teknology Servis një nga faturat vlera shkon në 220 mln lekë. Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal. Fusha e betejës sonë është SPAK, do dorëzojmë të gjitha dokumente në SPAK. SPAK të tregojë që është një albitër i drejtë.  Edi Rama nuk mund të vjedhë 180 mln dollarë të marra nga buxheti i shtetit”, tha Kryemadhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026