70 vjeç në timon, Partia Socialiste propozon ndryshime në Kodin Rrugor
Personat deri në moshën 70-vjeçare mund të drejtojnë autobusë, kamion dhe çdo mjet tjetër për transport njerëzish dhe mallrash.
Grupi parlamentar socialist ka depozituar në kuvend ndryshime ligjore përmes disa amendamenteve duke kërkuar rritjen e kufirit të moshës me 5 vjet për drejtimin e mjeteve për transportin publik.
Kushti i vetëm për drejtuesit është paraqitja e një dëshmie të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike.
Aktualisht, në kodin rrugor shoferët lejohen të drejtojnë mjete të transportit publikë deri në moshën 65 vjeç. Kjo pikë kërkohet që të shfuqizohet.
Po ashtu, kërkohen ndryshime për shoferët e rinj. Brenda 3 viteve pas marrjes së lejes së drejtimit A dhe B nuk duhet të lejohet tejkalimi i shpejtësisë prej 80 km/orë në autostrada dhe 70 km/orë në rrugët interurbane kryesore.
Ndryshimet e depozituara pritet të shqyrtohen në komisionet parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor