Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, sipas Johnson
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson pati një bisedë telefonike këtë të martë me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Gjatë bisedës telefonike, Johnson i tha Zelenskit se Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar së fundmi nga Rusia, shkruan CNN.
“Kryeministri tha se bota qëndron në mbështetje të Ukrainës dhe ai besonte se ushtria e Presidentit Zelenski mund të rimarrë territorin e kapur së fundmi nga forcat e Putinit”, tha një zëdhënës i Downing Street.
Johnson e përditësoi Zelenskin për pajisjet më të fundit ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që po dërgohen në Ukrainë, duke përfshirë 10 sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe municione, të cilat do të mbërrinin në ditët dhe javët e ardhshme.
Forcat ruse po përpiqen të depërtojnë më thellë në lindje të Ukrainës dhe të marrin tërë rajonin e Donjeckut, pas marrjes së Luhanskut.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u takua të hënën me presidentin Putin, të cilit i raportoi se trupat ruse kishin marrë nën kontroll Luhanskun, që së bashku me provincën fqinje të Donjeckut përbëjnë zonën industriale të Donbasit.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës